Connect with us

Lajme

Aksidenti i frikshëm me tre viktima/ 20-vjeçari mori 5 gjoba për pak muaj, shefi i qarkullimit rrugor tregon pse nuk iu pezullua patenta

Publikuar

Frenimi nuk ka mjaftuar për të ndaluar makinën “Audi A8”, që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara nga Farka në drejtim të rreth rrotullimit të TEG.

Policia ka ndërtuar dinamikën e ngjarjes fatale me tre viktima, ndërsa rezulton sipas hetimeve paraprake, se mjeti tip Audi lëvizte me një shpejtësi mbi 250 kilometra në orë.

Në një intervistë për “Panorama TV”, shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë, Taulant Gjoka, theksoi se shkaku kryesor i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia dhe reagimi i vonuar i drejtuesit të automjetit.

Gjoka: Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpëjtesia e lartë dhe reagimi i vonuar i drejtuesit. Po kryehen hetimet e nevojshme duke përfshirë edhe faktorë të tjerë të jashtëm që mund të kenë ndikuar në aksidentin rrugor.

Sipas Gjokës, nëse do të ishte respektuar shpejtësinë, nuk do të kishim një aksident të përmasave të tilla. Ndërsa shtoi se rruga është e pajisur me sinjalistikën e duhur.

Gjoka: Jemi në një rrugë që ka limit shpejtësie 80 km/h dhe në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti ka një kufizim deri në 40 km/h. Nëse do silleshim sipas sinjalistikës, nuk do të ndodhte një aksident.

Drejtuesi i automjetit Audi A8, në pak muaj, ishte ndëshkuar disa herë nga policia rrugore. Sipas Taulant Gjokës, për shkeljet e tij nuk parashikohet për pezullim të lejes së drejtimit.

Gjoka: Shkeljet për të cilat drejtuesi ka në historikun e tij personal janë shkelje për të cilat nuk parashikohet me ligjin aktual pezullimi i lejes së drejtimit.

Përveç drejtuesit të automjetit, në aksident humbën jetën edhe Sikela Përroj dhe Erisilda Abedinin. Në spitalin e Traumës ndodhen nën trajtim mjekësor anëtarët e familjes Kurti nga Elbasani, nëna, babai dhe djali i tyre. Ata kanë marrë lëndime si pasojë e rënies së audit mbi makinën e tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK