Connect with us

Lajme

Aksident në Pogradec/ ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në lumin e Vërdovës

Publikuar

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Pogradec. Një automjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin e Vërdovës. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartëë.

 

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka njerëz të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Segmenti i Unazës së Pogradecit është kthyer në një aks të rrezikshëm ku regjistrohen vazhdimisht aksidente. Banorë të zonës kanë kërkuar nga autoritetet që të shtojnë sinjalistikën përgjatë aksit rrugor.

NA NDIQ NË FACEBOOK