Lajme
Aksident i rëndë në Tiranë, plagosen 5 persona, nisen me urgjencë te Trauma

Një mjet tip Wolksvagen dhe një Benz, janë përplasur mes tyre në zonën e “5 Majit”. Dy automjetet janë përplasur në kryqëzimin e “5 Majit” e si pasojë janë plagosur 5 persona.
Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa, njëri prej tyre ka marre plagë të rënda. Policia ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen e aksidentit.



















