Connect with us

Religjion

Agjërimi për 3 ditë – si e rigjeneron trupin dhe qelizat

Publikuar

Po kufizimi i ushqimit për 72 orë mund ta rikthejë imunitetin në shina.

Ka kufizime drastike ku pihen vetëm lëngje të lehta për tre ditë por edhe kufizime më të lehta siç është përgjysmimi i ushqimit për këto tre ditë.

Zgjedhja bëhet në varësi të gjendjes shëndetësore dhe këshillave të mjekut,

Kufizimi i ushqimit ndez motorët e rigjenerimit dhe çel rrugën formimit të rruazave të reja të bardha të gjakut.

Gjatë këtyre 72 orëve, trupi sipas ekspertëve, eliminon vetë pjesët e dëmtuara, vjetërsuara dhe jo efikase të sistemit imunitar.

Sistemi imunitar është tërësisht i ri ndërkohë që enzimat që rrisin rrezikun e plakjes ulen në numër.

Kufizimi i ushqimit detyron trupin të përdorë depozitat e glukozës dhe yndyrave dhe përbën një fillim të ri për organizmin.

Studimi në fjalë është bazuar në eksperimente të shumta, megjithatë ai duhet shoqëruar me studime të mëtejshme klinike.

Kufizimi i ushqimit nuk duhet bërë me hamendje apo pa rekomandimin e një mjeku specialist.

Sipas ekspertëve, imitimi i stilit të agjërimit, është një qasje më e sigurt dhe më e lehtë për t’u duruar dhe kapërcyer nga të gjithë ata që janë në dietë.

Një mënyrë e mirë është që të konsumoni arra në momentet kur ju merr uria.

Por mos e teproni, nuk duhet të konsumoni më shumë se 6 arra në ditë, raporton AgroWeb.

Shkencëtarët do të kryejnë një studim me pjesëmarrje më të gjerë, duke u motivuar nga gjetja se njerëzit që vuajnë nga rreziku i sëmundjeve që kanë lidhje ose shkaktohen nga obeziteti, përfitonin më shumë nga kjo lloj diete specifike.

NA NDIQ NË FACEBOOK