Connect with us

Kosovë

57-vjeçari e largon nga shtëpia gruan dhe djalin 2-vjeçar, përfundon në Polici

Publikuar

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Vushtrri, ku një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Sfaraçak, ku një burrë 57-vjeçar, pas një konflikti verbal me gruan e tij, të njëjtën e ka dëbuar nga shtëpia, bashkë me djalin e tyre 2-vjeçar.

Si pasojë e dhunës psikike që viktima ka përjetuar, ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë nga Policia, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK