Connect with us

Kosovë

32-vjeçarja detyrohet t’i kthejë fëmijët tek ish-burri që përdori dhunë ndaj saj

Publikuar

Nga pamja jashtë saj, jep përshtypjen e një shtëpie normale. E në brendësi, ka një histori krejt tjetër.

Këto punime në mur të bëra nga fëmijët e saj, janë arsyeja e vetme që e kthejnë Elvedina Hajdarin në këtë shtëpi.

Shtëpi e cila është vetëm 50 metra larg ish-burrit e familjes së tij në Fushticë e Epërme, të cilët i paditi për një sërë të bëmash.

Për shkak të gjendjes së saj financiare, 32-vjeçarja u detyrua t’ia dorëzoj tre fëmijët ish-burrit, i cili është akuzuar për dhunë ndaj saj.

E vajzën më të vogël e mban afër vetes.

Përtej gjithë asaj që ka kaluar, thotë se ish-burri i saj tani po akuzohet edhe për shkak se nuk është kujdesur për mirëqenien e njërit prej fëmijëve të tyre.

Hajdari thekson se nuk është e kënaqur as me Policinë e as me organet e tjera të drejtësisë.

Pikërisht këtë të mërkure, u mbajt edhe seanca e cila parashihej të ishte përfundimtare për vendimin ndaj tij.

Megjithatë, avokati mbrojtës i Hajdarit, Gazmend Halilaj, tregon se si ka shkuar e gjithë seanca.

Për ta mbështetur pas çdo seance, janë edhe gra të tjera.

Seanca pëfundimtare, sipas avokatit të Elvedina Hajdarit, parashihet të mbahet me 30 mars të këtij viti.