SKENA
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, banorët të shokuar

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka mbërritur një zarf i zi.
Kjo ka shokuar tej mase banorët pasi, si zakonisht, kur vjen një zarf i tillë në shtëpi nënkuptohet se “Vëllau i madh” do të japë një dënim për njërin apo disa banorë brenda shtëpisë, shkruan Reporteri.net.
Prej banorëve që ishin aty kur arriti zarfi, Luizi dhe Armaldo, u shprehën të brengosur lidhur me përmbajtjen e tij.
Mirëpo, gjithçka mbetet të zbulohet në Prime-in e sontëm, ku edhe do të hapet zarfi dhe banorët do të njoftohen se çka përmban. /Reporteri.net/.



















