Nga mirësitë që Allahu i Madhërishëm e nderoi ummetin e Muhamedit a.s. janë edhe shpërblimet e mëdha që Zoti ua jep atyre që pas namazit të sabahut qëndrojnë në vend dhe përmendin Allahun deri në lindjen e diellit.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e fal sabahun në xhemat (në xhami), pastaj ulet të përmend Allahun derisa të lindë dielli, pastaj falet dy rekat, për të është si shpërblimi i haxhit dhe umres. (Tirmidhiu).
Atij i cili vepron në këtë mënyrë do ti falen mëkatet qoftë edhe sa shkuma e detit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kush fal namazin e sabahut dhe pastaj qëndron në vendin e tij duke përmendur Allahun derisa të fal dy rekate namaz – duha dhe nuk fol asgjë tjetër vetëm se fjalë të mira, do ti falen mëkatet qoftë edhe sa shkuma e detit. (Ahmedi dhe Ebu Davudi).
Gjithashtu i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: Kush fal namazin e sabahut dhe e përmend Allahun derisa të lind dielli, pastaj fal dy ose katër rekate, lëkurën e tij nuk do ta prek zjarri i xhehenemit.” (Ebu Ja’la dhe Taberani).
Përktheu: A. D. Islampress