Connect with us

Bota

VIDEO/ Pamje apokaliptike, publikohet momenti i frikshëm kur ndërtesat shemben njëra pas tjetrës në Turqi

Publikuar

Pamje të frikshme nga momenti i tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës tregojnë përmasat e goditjes që duket se si shemb në tokë brenda disa sekondash ndërtesat shumëkatëshe.

Goditja 7, 5 ballë që pasoi goditjen e parë 7, 8 ballë rreth orës 4 të mëngjesit, ka qenë vdekjeprurëse për mijëra njerëz, ndërsa mijëra të tjerë janë ende nën rrënoja.

Mbi 5 mijë persona kanë humbur jetën deri tani nga tërmeti tragjik ndërsa mijëra të tjerë raportohet të jenë nën rrënoja.

Skuadrat e shpëtimit po nxitojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, pasi disa mijëra godina u shembën në të dyja vendet.

Tërmeti me magnitudë 7.8 e pati epiqendrën e tij në Gaziantep dhe u verifikua në orën 4 e 17 të mëngjesit të së hënës, teksa njerëzit ishin në gjumë.

NA NDIQ NË FACEBOOK