Bota
VIDEO/ I preu kokën të dashurit, 25-vjeçarja sulmoi me grushte avokatin e saj në gjykatë

Një grua amerikane e akuzuar se mbyti të dashurin e saj gjatë seksit përpara se t’i presë kokën dhe t’i hedhë trupin e tij sulmoi avokatin e saj dje, në pamjet e kapura në kamera në një gjykatë në Wisconsin.
NY Post raporton se Taylor Schabusiness, 25 vjeç, nxitoi te avokati i saj, Quinn Jolly, rreth orës 8:48 të mëngjesit të së martës gjatë një seance dëgjimore për të përcaktuar nëse ai ka qartësinë e nevojshme mendore për të dalë në gjyq.
Shpërthimi i dhunshëm i të akuzuarës erdhi pasi ajo u informua në gjykatë nga avokati i saj se ekspertit të caktuar për të vlerësuar gjendjen e saj psikologjike do t’i duhej më shumë kohë për të përfunduar raportin e tij. Jolly kërkoi shtyrjen për dy javë të dëshmisë së ekspertizës dhe gjyqtari pranoi, duke sugjeruar që data e seancës së re të zhvendosej nga marsi në maj. Pikërisht atëherë Schabusiness u hodh nga karrigia dhe sulmoi avokaten, duke tentuar fillimisht ta godiste me grusht në krah para se ta godiste në kokë. Ndërhyrja e rojeve ka qenë e menjëhershme. Ata kanë arritur të mobilizojnë 25-vjeçaren, e cila po tentonte të arratisej dhe gradualisht ta bindnin të qetësohej.
Taylor Schabusiness, a Wisconsin woman accused of killing and dismembering a Green Bay man, attacked her attorney today in court.
Schabusiness plans to plead not guilty by insanity.
MORE HERE: https://t.co/eYaD6oAHqd pic.twitter.com/jKEu5cVt2L
— Court TV (@CourtTV) February 14, 2023




















