Sport
VIDEO/ Al Nassr “në duart” e Ronaldos, portugezi i dhuron fitoren me tripletë

Cristinao Ronaldo dhuroi spektakël dhe realizoi tre gola në “Prince Sultan bin Abdul Aziz Stadium”, në takimin në transfertë të Al Nassr me Damac.
Portugezi zhbllokoi sfidën me një realizim nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18’.
Ndërsa në minutën e 23’ CR7 realizoi një perlë të vërtetë dhe dyfishoi avantazhin për skuadrën e Al Nassr.
Lexo edhe:
- Alonso gati për sezonin e ri: Më i fortë se kurrë, nuk ka ndjesi më të mirë se një makinë e F1
- Duel titulli, Sanchez paralajmëron PSG: Velodrome është i frikshëm!
- “Treni i fundit” për titullin, Atletico për t’i “prishur” punë Realit në derbin e Madridit
- Sylvinho u tregon Shqipërinë brazilianëve: Objektivi është kualifikimi në Evropian
Sulmuesi nuk u ndal me aq, në minutën e 44’ pas një asisti perfekt nga Yahya, Ronaldo realizoi golin e tretë personal dhe të tretin për skuadrën.
Fraksioni i dytë ishte më i qetë, Ronaldo dhe Al Nassr shkuan në disa raste të tjera pranë portës së Damac, por pa mundur
të shënonin.
Pas raundit të 18-të të Saudi Professional League, Al Nassr kryeson me 43 pikë, teksa Damac qëndron në vend të tetë me 22 pikë.
The post VIDEO/ Al Nassr “në duart” e Ronaldos, portugezi i dhuron fitoren me tripletë appeared first on SuperSport.





















