Connect with us

Sport

“UEFA është monopol”, Agnelli sërish këmbëngul te Superliga: Shihni çfarë i ndodhi Ajax-it

Publikuar

Andrea Agnelli vijon të këmbëngulë rreth idesë së Superligës teksa ish-presidenti i Juventus zbulon se në vitin 2019, edhe vetë presidenti Aleksander Ceferin ishte dakord për kompeticionin e ri. Ndër të tjera, në një intervistë të gjatë për holandezen Telegraaf, theksoi se rregullat aktuale janë të padrejta dhe nuk lejojnë klubet të përfitojnë financiarisht duke marrë shembullin e Ajax-it që pasi mbërriti në gjysmëfinalen e Champions League, sezonin pasardhës rrrezikoi të mbetej jashtë kompeticionit.

“Kjo çështja e monopolit dhe fuqisë që ka UEFA duhet të marrë fund për t’i dhënë mundësinë klubeve të kenë një gjendje financiare të stabilizuar. Është një problem për të gjitha klubet, mjafton të kujtojmë Ajaxin në vitin 2019. Fitoi kampionatin dhe shkoi deri në gjysmëfinalen e Champions League, por dy muaj më pas prej ndryshimit të formatit mund edhe të eliminohej në turet paraeliminatore.

Lexo edhe:

Me një pasiguri të tillë është e vështirë të ndërtosh një të ardhme dhe nuk mund të ketë politikë të shëndoshë. Prandaj duhet një kampionat me klube prestigjioze dhe me mundësi ekonomike për çdo klub.

Superliga? Projekti ishte gati në vitin 2019, edhe Ceferin ishte dakord. Por, ai u tërhoq në momentin kur ato klubet më të vogla dhe drejtuesit e tyre e shihnin këtë kompeticion si kërcënim dhe kështu Ceferin u tërhoq nga kjo ide. Tashmë, organizimi i Superligës varet vetëm nga Gjykata, sistemi aktual nuk i ofron të ardhme klubeve si Ajax, Anderlecht, Celtic, Benfica apo Panathainakos”, u shpreh Agnelli.

The post “UEFA është monopol”, Agnelli sërish këmbëngul te Superliga: Shihni çfarë i ndodhi Ajax-it appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK