Connect with us

Lajme

Turqia e ‘gjunjëzuar’ nga tërmeti i fuqishëm/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë japin lajmin fantastik

Published

on

Turqia është “gjunjëzuar” nga tërmeti shkatërrues i dy ditëve më parë. Ndërkohë në ndihmë kanë shkuar edhe FA. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi në një postim në facebook, bën me dije se FA kanë shpëtuar jetën e një fëmije 5-vjeç dhe duke nxjerrë nga rrënojat 6 trupa të pajetë në zonën e Mallatjas, në Turqi.

Postimi i Peleshit:

Në sfidë me rrënojat, motin e ftohtë e lodhjen, trupat tanë të FA janë duke punuar prej orësh, pa ndërprerje duke shpëtuar jetën e një fëmije 5 vjeç dhe duke nxjerrë nga rrënojat 6 trupa të pajetë në zonën e Mallatjas, në Turqi.

Skuadrës së parë sapo i janë bashkuar edhe forcat të tjera nga Shqipëria në këtë betejë për jetën, nderkohe në dispozicion për të shtuar mbështetjen.

NA NDIQ NË FACEBOOK