Connect with us

Bota

Tronditëse/ Studentja var veten në tualetin e universitetit, lë pas një letër

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një universitet në Milano, Itali ku një studente ka varur veten.

Mediat e huaja shkruajnë se trupi i vajzës u gjet brenda universitetit, në tualet, me një shall rreth qafës që ajo e kishte kapur në derë.

Nga ekzaminimet e para të hetuesve tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa mësohet se e reja ka lënë një letër e cila është marrë nga karabinierët.

E reja ishte 20 vjeç, me origjinë nga Amerika e Jugut dhe banuese në Milano.

NA NDIQ NË FACEBOOK