Bota
Tronditëse/ Publikohet video, ja çfarë ndodh nëse hyni në zonën e ‘alienëve’ ‘Zona 51’ në SHBA

Pamjet tronditëse janë publikuar nga zona e ‘alienëve’ 51 në SHBA. 2 milionë amerikanë nënshkruan një peticion për të hyrë në fuqi dhe për të zbuluar se çfarë fshihet ushtria atje.
Por, për mirë apo për keq, kjo nuk ndodhi pasi ata që u afruan atje mund të kishin vuajtur keq. Dhe në fakt, në atë tubim u mblodhën vetëm rreth 150 veta, gjë që kompromentoi pak moton “Askush nuk mund të na ndalë!” që kishte lëvizja, shkruan me ironi rrjeti britanik sUnilad.
I vetmi person që mori guximin për të kaluar nëpër portë ishte një grua 60-vjeçare amerikane, e cila tashmë po përballet me një gjobë prej 1,000 dollarësh për shkelje.
Një tentativë e ngjashme shihet në videon e një nëne dhe djali me motoçikleta që kur afrohen në Zonën 51, gjenden përballë ushtarëve të armatosur.
Motoçiklistët urdhërohen të ngrenë duart ndërsa ushtarët nxjerrin armët dhe kontrollojnë të ardhurit.
Dyshja nuk pësuan gjë tjetër veç kërcënimeve me gjuhë vulgare nga ushtarët, të cilët i urdhëruan të merrnin motoçikletat dhe të “iknin nga këtu”.
Baza e Zonës 51 dyshohet prej kohësh si një vend mbajtjeje për alienët dhe UFO-t që kanë ardhur në tokë gjatë viteve.
Deri para disa vitesh, qeveria amerikane nuk e pranonte ekzistencën e bazës ‘Area 51’ dhe nuk do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë nëse informacioni nuk do të dilte në internet.





















