Connect with us

Lajme

Togeri shqiptar në Turqi: Nën rrënoja ka ende të mbijetuar, pak më parë nxorëm një viktimë

Publikuar

Behar Katuci është një prej pjesëtarëve të grupit të dërguar nga Shqipëria në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi. Aktualisht ai ndodhet në Malatia.

Në një lidhje direkte me Klan News, Katuci tregon se kërkimet për të mbijetuar kanë vijuar gjatë gjithë natës, pavarësisht temperaturave të ulëta. Ai shprehet se nga të dhënat e siguruara nga kontrollet me kamera, rezulton se nën rrënoja ka ende të mbijetuar. Teksa raportonte, Katuci tha se pak minuta më parë kishin nxjerrë një trup të pajetë nga rrënojat.

NA NDIQ NË FACEBOOK