Kosovë
Therje me thikë në mes të rrugës në Fushë Kosovë, një person dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencë

Sonte rreth orës 21:40 ka ndodhur një incident në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, ku një person është sulmuar me thikë nga persona akoma të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është therur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
I njëjti tashmë veçse ka arritur me autoambulancë në Emergjencë, ndërkohë qe në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.




















