Lajme
Tetova në ndihmë të Turqisë, Kasami: Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me popullin turk

Republika e Turqisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të tërmetit që goditi disa qytete në juglindje të Turqisë.
Komuna e Tetovës dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në shenjë solidarizimi dhe mështetjeje me popullin turk në këto ditë të vështira dhe në nevojë për të gjetur dhe shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit të djeshëm ka dërguar një grup zjarrfikësish të specializuar dhe të licencuar për fatkeqësi natyrore drejt Turqisë.
















