Bota
Tërmeti tragjik/ Mjeku turk rrëfen dramën: Kemi ndihmuar rreth 300 të plagosur

Taner Akdamar, një mjek turk, por që jeton në Shqipëri, ka treguar detaje rrëqethëse nga operacionet e kërkim-shpëtimit të kryera në Turqi.
Vetë Akdamar ka qenë pjesë e këtyre operacioneve në Turqi, ndërsa ka ndarë një moment shumë të vështirë me të cilin është përballur, pasi një vajzë e vogël e arratisur i ka kërkuar të gjejë të atin.
Gjithashtu, gjatë bisedës në studio në emisionin “Open” në News24, ai tha se organizimi ishte shumë i rregullt dhe të gjithë ishin të përgatitur dhe të gatshëm për të ndihmuar qytetarët e bllokuar në rrënoja.
“Familja ime është e shpërndarë. Kam biseduar gjatë me vajzën që shpëtuam. Tani nga ana psikologjike është e vështirë. Në përgjithësi familjarët janë shumë mirë. Sot jam kthyer pas operacioneve të shpëtimit. Jemi caktuar në Malati. Situata ishte shumë më e keqe nga sa prisnim.Ne filluam menjëherë operacionin e shpëtimit për tre ditë.Kur ishim aty në fillim shpëtuam një person.Vetëm unë kam kryer operacione ku u shpëtua një tjetër operacion.Ditën e tretë Armatosur Forcat e Shqipërisë i shërbyen 200-300 të plagosurve në çadrat e emergjencës, mezi pushuam… Duam të dëgjojmë një zë, të shpëtojmë një jetë ishin fjalët e ekipit.Një vajzë e vogël erdhi tek unë duke kërkuar të atin dhe në atë moment unë mbarova. Më pas jemi marrë edhe me situatën psikologjike.






















