Connect with us

Lajme

Tërmeti në Turqi e Siri/ Shqipëria solidarizohet nga veriu në jug. Ndizen qirinj, homazh për viktimat (video)

Publikuar

Shqipëria ishte sot në ditë zie kombëtare, ku në shumë qytete janë ndezur qirinj si homazh për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Numri i viktimave numërohet në rreth 37 mijë në të dy vendet, ndërsa bilanci pritet të rritet në ditët në vijim.

KUKES

Bashkia Kukës, në ditën e zisë kombëtare, organizoi ndezjen e qirinjve në sheshin qendror të qytetit. Prefekti i Qarkut Ali Hallaci, Kryetari i Bashkisë Safet Gjici dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Abdulla Domi së bashku me qytetarët ndezën  nga një qiri në shenjë dhimbjeje njerëzore dhe lutje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në Turqi dhe Siri.

Qirinjë u ndezen edhe ne intitucionet shteterore dhe arsimore. Ndërkohë me qindra pako janë mbledhur nga qytetarët kukësianë, në ndihmë të popullit turk e sirian, pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit. Ndihma e qytetarëve kukësianë, konsiston në ato më emergjente.

DURRES

Gjithashtu në qytetin e Durrësit u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të tërmetit që preku disa ditë më parë Turqinë dhe Sirinë. Homazhet u mbajtën para bashkisë së qytetit.

LEZHE

Qytetarët e Lezhës kanë zhvilluar homazhe në përkujtim të viktimave të tërmetit të 6 shkurtit që preku Turqinë dhe Sirinë. Këtyre homazheve ju bashkua edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i cili tha se ky është senisibiliteti që kanë qytetarët e Lezhës ndaj popujve që preken nga fatkeqësi kaq tragjike.

SARANDE

Homazhe u mbajtën edhe në Sarande u para bashkisë së qytetit. Qytetarë të ndryshëm të Shkodrës kanë ndezur qirinjë para prefekture si homazhe për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

SHKODER

Po ashtu në Shkodër, qytetarë të ndryshëm   kane ndezur qirin para prefekturës si homazh për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

FIER

Po ashtu në heshtje, qytetarët kanë marshuar edhe në Fier, ndërsa kanë ndezur qirinj te mbajtur në duar flamujt, e dy vendeve në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit.

PUKË

Kurrësesi nuk do të mungonte marshimi i qytetarëve  në Pukë.

BERAT

Berati i bashkohen homazheve,qytetarët ndezin qirinj në kujtim të viktimave,në sheshin qëndror të qytetit dhe në shkallët e bashkisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK