Bota
Tërmeti në Turqi/ Aktori turk: Të afërmit e mi janë nën rrënoja

TURQI– Pas tërmetit me qendër Kahramanmaraş që shkatërroi Turqinë, aktori Mert Fırat ka treguar se edhe të afërmit e tij janë në rrënoja. Firat tha: “Edhe të afërmit e mi janë nën rrënoja”. Fırat ka përgatitur kuti ndihme për t’u dorëzuar tek të mbijetuarit, raporton ‘Haber Turk’.
Aktori në postimin e tij ka bërë këto deklarata: “Në këto ditë që ndajmë të njëjtën dhimbje, mbështetja juaj për Hartën e Nevojave dhe të gjitha organizatave joqeveritare është shumë e vlefshme. Fatkeqësisht të afërmit tanë u prekën nga tërmeti në krahina të ndryshme. Disa prej tyre po përpiqen të mbështesin nga zona e fatkeqësisë. Ju lutemi mos e refuzoni mbështetjen dhe punën tuaj vullnetare. Ju jeni burimi ynë i energjisë. Problemi i secilit prej jush është edhe problemi ynë. Le të mos na mbarojë kurrë forca dhe fuqia.






















