Connect with us

Bota

Tërmetet / Inxhinieri tregon se cilat ndërtesa janë më të sigurta: Ja si mund të verifikoni nëse ndërtesa është e fortë

Publikuar

Është krijuar përshtypja se ndërtesat e ndërtuara në kohën e Enver Hoxhës, siç e dinë shumëkush, janë më të sigurta në rast tërmeti, por inxhinieri Dhimitër Papa thekson se ky është një perceptim i gabuar.

Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Papa u shpreh se ndërtesat pas vitit 2000 janë më të sigurta sepse janë ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.

“Pallatet i ndajmë në ato të viteve 90, mes viteve 90-2000 dhe pas vitit 2000, këto të fundit janë sipas standardeve europiane, ky është një avantazh. Garancia e një strukture nuk varet nga numri i kateve. Niveli i siguria varet nga cilesia e projektimit dhe cilesia e zbatimit dhe ndertimit.Ndertesat e para viteve 90 kane te metat e veta.Sa i perket normave te ndertimit respektonin normat e asaj kohe por normat kane evoluar.qe do te thote se jane te pasigurta.Cfare duhet Ata duhet të kontrollojnë strukturat, të marrin masa paraprake, është një procedurë, nuk duhet të presim tërmetin e radhës.Kontrolli i strukturave përfaqëson një procedurë të përcaktuar nga ministria, duke u nisur nga elementët, natyra e strukturave, llogaritë bëhen nga inxhinierët dhe më pas thuhet nëse mund të përballojë tërmetin e radhës”, tha Papa.

Ai ka treguar edhe mënyrat sesi një ndërtesë mund të verifikohet nëse është rezistente ndaj lëkundjeve të tërmeteve apo jo.

“Drejtoni një inxhinier të njohur, verifikimi fillon me gjetjen e projekteve ekzistuese, kontrollimin nëse projekti ka qenë i saktë apo jo, pastaj nëse është zbatuar qartë. Nëse projekti nuk ekziston, matet objekti, futet në program, modelohet dhe ngarkuar dhe pasi të bëhet ky verifikim, përcaktohet nëse është rezistent apo jo”, deklaroi Papa.

Teoritë konspirative se tërmeti në Turqi ka ardhur nga mbi tokë dhe jo nga nëntoka, Papa i ka quajtur “përralla me një mbret”, të cilat nuk janë aspak të vërteta.

“Këto janë përralla, nuk ka forcë të krijuar nga njeriu që mund të shkaktojë një tërmet kaq të madh dhe të prodhojë një sasi kaq të madhe energjie”, shtoi inxhinieri.

Shkenca ka përparuar, mirëpo ende nuk është bërë e mundur që tërmetet të parashikohen. Kjo është konfirmon edhe inxhinieri, që thotë se ka pasur tentativa, por jo gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme.

“Tërmet ujërat nuk janë të parashikueshme, mirëpo ka metoda, duke nisur nga horizonti i nivelit të nëntokosorë, nga statistikat e kaluara, edhe nga veprimet e tyre kanë ndodhur që kanë ndodhur tërmetin, por jo gjithmonë është preçis. Në kontaktin e pllakave ka akumulim të jetë, por nuk e kemi marrë se kur do të shkarkojë këtë energji”, shtoi inxhinieri për report tv. Inxhinieri i qetësoi shqip se nuk ka gjasa që një tërmet i atyre përmasave si në Turqi që të ndodh edhe në Shqipëri.

“Tërmet me këtë magnitudë nuk ndodh, nuk jemi pjesë e zonave me sizmicitet kaq të lartë, maksimumi është 9 gradë, ndërsa tërmeti në Turqi ishte deri në 11.5 gradë, ndërsa shkalla maksimale është 12 gradë. Kemi një klasifikim të tërmeteve në rastin tonë është maksimumi 9 ballë”, tha ai.
Në këtë kuadër, inxhinieria tregon se cilat janë zonat më sizmike në vendin tonë.

“Pikat më të nxehta në Shqipëri janë plazhi dhe këneta e Durrësit, e ndjekur nga bregdeti i Vlorës deri në Sarandë. Saranda është zona më sizmike. Dhe Korça gjithashtu, përfundoi Papa.

NA NDIQ NË FACEBOOK