Kosovë
Të katër viktimat ishin brenda njërës veturë të aksidentuar

Klankosova ka mësuar se tri veturat e përfshira në aksidentin tragjik në rrugën Shtime-Ferizaj janë të markave BMW, Mercedes dhe Golf.
Ndërkaq, mësohet po ashtu se të katër viktimat ishin në veturën BMW, e cila po ashtu dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.
Lajmin për aksidentin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë 3 vetura.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.





















