Lajme
Taravari për TVM2: Me Grubin dhe Ahmetin vazhdojmë të jemi në “luftë” politike

Kryetari i ASh-së Arben Taravari mohon zërat se hyrja e ASh- në qeveri bëhet per të shpëtuar zv.kryeministrin Artan Grubi. I pyetur në emisionin Argument në TVM2 rreth lidhjes së tij me Grubin, ai tha se lidhja e tij e vetme me Ahmetin dhe Grubin ka qenë lufta permanente që Taravari ka zhvilluar kundër politikave të BDI-së, luftë e cila do të vazhdojë edhe pas hyrjes së Aleancës në qeveri.
“Edhe nëse futemi në qeveri ne nuk bëhemi një. Ne kemi kuadrot tona të cilat i udhëheqin institucione të caktuara. Mund të kritikohemi, mund të kemi qëndrime të ngjashme. Qeveria zakonisht kur i sjell vendimet, i sjell me konsensus. Aty ministrat tona me disa vendime mund të pajtohen me disa jo, por gjithnjë ta mendojnë të mirën e qytetarit.” u deklarua Taravari, i cili tha se duhet të pastrojnë dilemen mese hyrja e ASh-së përçan apo shpëton BDI-në.
















