Connect with us

Sport

Sulmuesi i Kosovës ndryshon ambient, transferohet te klubi i shqiptarëve në Turqi

Publikuar

Valmir Veliu, ish-lojtari i Llapit në Kosovë, do të largohet nga skuadra e Gaziantep për të nisur një eksperiencë të re në elitën turke me skuadrën e Istanbulspor. Sulmuesi do të përfundojë lëvizjen ditën e nesërme teksa bëhet fjalë për një huazim deri në fundin e sezonit.

22-vjeçari është pjesë e Kosovës teksa me Dardanët numëron edhe një paraqitje. Tashmë Veliu përgatitet të nisë një eksperiencë të rëndësishme në Turqi te Istanbulspor që ndër të tjera njihet edhe si klubi i shqiptarëve duke qenë se aty aktivizohen Guri, Rroca, Et’hemi, Loshaj apo edhe Topalli.

The post Sulmuesi i Kosovës ndryshon ambient, transferohet te klubi i shqiptarëve në Turqi appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK