Bota
Skandal/ Ish-zv.ministri kapet me miliona dollarë në shtëpinë e tij, publikohet video me topa me para

Mes skandaleve të korrupsionit në Ukrainë, është publikuar një video e 1 milion dollarëve cash të fshehura nga ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i vendit, Oleksandr Myronyuk.
Në fakt, ai vetë arriti të shpallej i pafajshëm në gjykatë, e cila ia ktheu paratë.
Media e huaj “Nexta” ka publikuar një video, sipas së cilës Oleksandr Myronyuk kishte pothuajse një milion dollarë para të fshehura në një divan.
#Ukrainian media have published footage of the August searches in the house of former Deputy Defense Minister Oleksandr Mironyuk. He is involved in a case on procurement fraud in the Defence Ministry. pic.twitter.com/ySn2I52AvL
— NEXTA (@nexta_tv) February 2, 2023
Videoja dyshohet se është marrë gjatë hetimeve gushtin e kaluar.
Mironyuk thuhet se i paraqiti gjykatës një “dokument” që thoshte se paratë e gjetura në divan nuk ishin të tijat, por i ishin dhënë hua nga një 86-vjeçare banore e Kharkiv, Eleonora Duminsh.
Sipas Pravda, gjykata ia ktheu paratë e sekuestruara Mironyuk.
Kujtohet se Ukraina të mërkurën nisi një valë hetimesh që synojnë administrata, zyrtarë dhe personalitete, ndërsa autoritetet sigurojnë se lufta kundër korrupsionit është një prioritet në kuadër të përpjekjeve të luftës dhe ndihmës perëndimore.
Në mesazhin e tij të përditshëm me video, Presidenti Zelensky është shprehur se Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës, Byroja Shtetërore e Hetimit, Byroja e Sigurisë Ekonomike dhe Prokuroria kryen dhjetëra hetime dhe veprime të tjera në rajone të ndryshme dhe kundër personave të ndryshëm në kontekstin e procedimit penal.