Bota
Situatë tëjet e rëndë në Siri, skena dramarike, rritet numri i viktimave (VIDEO)

Më shumë se 1500 persona dyshohet të kenë humbur jetën në Siri, në të dyja zonat, si ato që kontrollohen nga qeveria ashtu edhe në zonat e kontrolluara nga rebelët.
Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, situata politike në Siri e bën të vështirë për zyrtarët që të përllogarisin saktësisht numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, apo dhe dëmet nga tërmeti i së hënës në mëngjes.
Shifrat ndryshojnë nga momenti në moment, teksa grupet e kërkim shpëtimit vijojnë punën në terren, në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Sirianët kanë bërë thirrje për ndihmë teksa spitalet janë të stërmbushur me të mbijetuar nga tërmeti.






















