Bota
Situatë alarmante/ Shpërthen sëmundja e rëndë në qytetet e shkatërruara nga tërmeti, raportohet numri i viktimave

22 persona kanë vdekur në Siri për shkak të shpërthimit të kolerës dhe qindra të tjerë janë infektuar.
Mbrojtja civile e drejtuar nga opozita siriane tha këtë të martë se në rajonin veripërëndimor ka shpërthyer kolera si pasojë e tërmetit shkatërrues që goit Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit.
Organet mjekësore kanë njoftuar se deri më tani veç rasteve të raportuara si humbje jete gjithashtu janë edhe 568 raste të tjera me infeksioni si rezultat i dëmtimit të gjerë në sistemet e ujit dhe inftrsatrukturës.
Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë ka lënë më shumë se 50 mijë viktima dhe mijëra të plagosur, ndërkohë Siria duhet se nuk po gjen qetësi edhe pas tërmetit.















