Connect with us

Lajme

Si mund të sigurohet 20 kg eksploziv? Karamuço: Saranda ka firma të licensuara, apeli për gjyqësorin

Publikuar

Ekperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka qenë në një lidhje live në emisionin “Special Report” të gazetarit, Arlind Isa, ABC News, ku foli për ngjarjen që ndodhi mëngjesin e djeshëm në qytetin e Sarandës.

Ndër të tjera eksperti tha se sasia e lëndës eksplozive e siguruar nga autori ose autorët që hodhi në erë hotelin mund të jetë siguruar nga firma që janë të licensuara për shitjen e tij, por që nuk i bëhet inventari se ku dhe si përdoren ato që shiten.

“Saranda është një qytet që vazhdon të ndërtohet. Madje në një terren shumë të vështirë. Aty ka firma të licensuara për shitjen e lëndëve shpërthyese, por s’ka njeri që mund t’i bëjë inventarin se ku dhe si përdoret lënda që shitet.

Është një hetim që duhet të përcaktojë edhe llojin e eksplozivit, do të kontrollohet se si është përdorur dhe ku është përdorur nga sasi lënde.

Mund të dali që mund të rezultojë që ne nuk kemi nga kjo lëndë eksplozive dhe mund të ketë ardhur nga jashtë nga grupe kriminale.

Ai që e ka vendosur e ka pasur parasysh se si mund të shkatërrohet i gjithë hoteli.

Qëllimi i tij ka qenë shkatërrimi i plotë i pronës dhe për këtë i është dashur një ekspert i xhenios,” tha Karamuço.

Duke ditur se ky nuk është rasti i parë, ku ka konflikte dhe shumica e tyre ndodhin kur nisin përgatitjet e sezonit turistik, Karamuço më shumë se sa për forcat e rendit bëri një apel për gjyqësorin.

“Ka një problem të madh në Vlorë dhe Sarandë, ka shumë gjyqe ende që lidhen me çështjet e pronësisë. Kemi pasur edhe raste të njëjta të vrasjeve dhe dëmtimeve të pronave. Apeli im i  përket institucioneve gjyqësore,” përfundoi eksperti.r.t/abcnews.al

Lajme19 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni1 hour ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK