Ndryshe
Shqiptari që doktoroi në moshën 17-vjeçare dhe ndërtoi hekurudhën moderne në Austri

Karl Gega, nga viti 1836 deri në 1840, ishte drejtuesi i ndërtimit për seksionin e hekurudhës “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” nga Ludenburg në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) ai studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe vende të tjera evropiane.
Karl Gega lindi më 10 janar 1802 në Venecia, vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë. Ai ishte një inxhinier me origjinë shqiptare, ndërtues i hekurudhës Semmering nga Gloggnitz në Mürzzuschlag në Austri.
Studioi në Padova (Itali), ku në moshën 17-vjeçare mori titullin Doktor i Shkencave Matematikore dhe Inxhinierisë. Ai e filloi karrierën e tij si inxhinier me ndërtim rrugësh dhe ujësjellësish në Venecia.
Ndër të tjera, ai ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, në rrugën nga Treviso në Cortina d’Ampezzo. Nga viti 1836 deri në 1840 ai ishte drejtuesi i ndërtimit për seksionin e hekurudhës “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” nga Ludenburg në Brünn (Brno).
Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) ai studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe vende të tjera evropiane. Në vitin 1842 Gega u emërua udhëheqës i planifikimit për të gjithë Jugun e shtetit austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim kërkimor në Amerikë.
Njohuritë nga kjo ekspeditë Gega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmeringut, por u botua në dy vepra. Gega botoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjermanisht, por në të njëjtën kohë në italisht dhe frëngjisht.
Hekurudha filloi të ndërtohej në vitin 1848. Para përfundimit të saj në 1854, ai fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Gega planifikoi të gjithë rrjetin hekurudhor të gjithë monarkisë së Habsburgëve.
Gega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e tuberkulozit. Ceremonia fetare u zhvillua në katedralen kryesore të Vjenës, Shën Stefan, dhe trupi u varros në varrezat Währinger në Vjenë.
Në vitin 1887, kur kjo varrezë u zhvendos, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më të njohur të Austrisë, pranë Mozartit, Bethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit. ajo (projektuesit e Kanalit të Suezit).




















