Bota
Shpresat janë shuar! Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi japin lajmin e hidhur

Tërmetet e 6 shkurtit në Siri dhe Turqi shkaktuan të paktën 46,000 viktima, ndërsa të dy vendet ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht numrin e personave të zhdukur.
Në një nga përpjekjet e fundit për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat, 13 ditë pas tërmetit, ekipet po pastronin rrënojat në Antakia. “Askush nuk është gjallë. Nuk mendoj se ka më njerëz që mund të shpëtojmë,” tha Mujdat Erdogan, anëtar i AFAD-it, me lot në sy.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.




















