Connect with us

Sport

Sherr me grushta në Europa League! Tifozi hyn në fushë dhe rreh portierin (VIDEO)

Publikuar

Ajo që ndodhi në Eindhoven në ndeshjen mes PSV-së dhe Sevillas është një episod sa i rrallë aq edhe i pabesueshëm në evente të tilla kontinentale.

Një tifoz holandez i PSV-së arriti të zbresë në fushë dhe sulmoi nga mbrapa portierin e Sevillas, 31-vjeçarin serb Marko Dmitroviç në ndeshjen e kthimit të ‘play-off’ për raundin e 16-të të Europa League.

Lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë menjëherë për të tërhequr tifozin, edhe pse portieri ndonëse u godit me grusht, arriti ta vinte poshtë vetes agresorin. Më pas ‘pushtuesi’ është larguar nga forcat e sigurisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK