Lajme
Lajm i mirë për shoferët e pakujdesshëm, ulje e madhe e gjobave nëse i paguani brenda këtij afati

Deputetët e opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri kanë miratuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese disa ndryshime në Kodin Rrugor.
Në Komision u miratua në parim për të zgjatur 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamat vonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50% ulje nga 20% që është aktualisht në Kodin Rrugor.
Po ashtu një tjetër ndryshi është që nga 110 km/ orë në autostradë do të lejohet qarkullimi me 130 km/orë. Po ashtu vlefshmëria e patentës do të zgjasë 15 vite nga 10 që është momentalisht. Këto vendime janë miratuar parimisht në Komision, ndërsa pritet që nesër të miratohen edhe në Kuvend.

















