Connect with us

Bota

Rreshteri këndon Kuran duke u shpëtuar nga rrënojat 104 orë pas tërmetit

Publikuar

Osman Fırat i cili është rreshter ekspert 47-vjeçar dhe kishte mbetur nën rrënoja nga tërmetet me qendër Kahramanmaraş në jug të Türkiye-s, u shpëtua i gjallë nga ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë (PAK) 104 orë pas tërmetit, raporton Anadolu.

Pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,66 ballë që prekën 10 provinca, ekipet e PAK-ut vazhdojnë punën e tyre në rrënojat e ndërtesave në vend. Ekipet sot 104 orë pas tërmeteve kanë shpëtuar 47-vjeçarin Osman Fırat, i cili punonte si rreshter në Şırnak.

Fırat, të cilin ekipet po përpiqeshin ta nxirrnin nga rrënojat, mbajti dorën e punonjësve të ndihmës që po përpiqeshin ta qetësonin dhe këndoi dy ajetet e fundit të sures El-Bekare nga Kurani i Shenjtë. I plagosur nga rrënojat, Fırat falënderoi ekipet e shpëtimit dhe më pas u dërgua në spital me ambulancë pas ndërhyrjes së parë në vendngjarje nga ekipet mjekësore.

Përkthimi i dy ajeteve të fundit të sures el-Bekare në gjuhën shqipe është:

NA NDIQ NË FACEBOOK