Connect with us

Bota

Rrëfimi prekës i shpëtimtarëve të disa jetëve nga rrënojat në Turqi

Publikuar

Një mision i bëri bashkë. Shpëtimi i secilit qytetar që kishte mbetur nën rrënoja pas tërmetit që goditi Turqinë juglindore, ishte qëllimi ushtarëve të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në mesin e atyre që harruan vetën, para të gjithëve që kërkonin ndihmë ishte edhe Rrezarta Mulolli, infermiere në regjimentin e mjekësisë në FSK.

Mulolli mjekoi plagët e atyre që u nxorën nga rrënojat.

E ndjesinë që nuk do ta harrojë kurrë ajo e tregon me plotë emocion.

Sfidat që kaluan përgjatë shpëtimit të atyre që mbetën gjallë i rrëfen edhe rreshteri Fitim Bejtullahu.

Teksa po çmallej me vajzën e tij që nuk e kishte parë për 10 ditë, Bejtullahu foli për mungesën që e ndjeu për familjen.

Krenar për punën e palodhshme ishte edhe babai i njërit nga pjesëtarët e kontingjentit të ekipeve të kërkim shpëtimit.

Ekipet e kërkim shpëtimit u kthyen në Kosovë të hënën mbrëma.

NA NDIQ NË FACEBOOK