Connect with us

Kosovë

Publikohet dosja e Prokurorisë: Kështu nisi konflikti që çoi te vrasja e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

Publikuar

Arsim Hamiti, 41-vjeçar u privua nga jeta të dielën në mbrëmje në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Për këtë rast, tashmë ndodhen në paraburgim dy persona L.B., dhe A.M., të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, ndërsa ky i fundit edhe për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Media ka siguruar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në të cilën janë dhënë detaje për vrasjen e 41-vjeçarit.

Prokuroria Themelore e Prishtinës pretendon se 41-vjeçari fillimisht për shkak të një mosmarrëveshje është rrahur me grushte e shkelma nga të pandehurit. Aty janë përdorë edhe mjete të forta e më pas, sipas prokurorisë A.M., e ka goditur me thikë viktimën në pjesën e krahërorit – anën e majtë.

“Me datë 12.02.2023 rreth orës 21:40 në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, të pandehurit A.M., dhe L.B., për shkak të mosmarrëveshjes së atëçasshme fillimisht të pandehurit e kanë sulmuar dhe goditur me grushte e shkelma dhe me sende të forta, e më pas me qëllim të privimit nga jeta, i pandehuri A.M., e ka goditur me thikë në pjesën e krahërorit -anën e majtë, me ç’rast është privuar nga jeta i A.H., me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Tutje prokuroria thekson në dosjen e saj se te i pandehuri A.M., është gjetur se pa autorizim e në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi armën-thikën.

Ndërsa, “i pandehuri L.B., pas verifikimit rezulton se ka urdhërarrest për vepra tjera dhe ju ka shmangur drejtësisë”.

Sipas prokurorisë, i ndjeri nuk iu ka rezistuar goditjeve.

“Duke pas parasysh peshën e kësaj vepre penale mënyrën e kryerjes ku edhe pse i ndjeri nuk ju reziston vazhdojnë ta godasin e më pas edhe e privojnë. Vlerësojmë se të njëjtit nuk duhet të jenë në liri, tregon se ekziston rreziku të përsërisin veprën penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.M dhe L.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin veç e veç.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe në këtë mënyrë mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, andaj paraburgimi është e vetmja masë me të cilën tani për tani mund të sigurohet prania e të pandehurve në këtë procedurë penale, pengimi i tyre në përseritjen e veprave të ngjashme penale dhe me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Religjion3 minutes ago

Frutat e sinqeritetit | Islam Press

Lajme3 minutes ago

‘‘Kemi pas dëshirë që më 16 shtator me pas institucione’’, Hyseni i reagon Grudës: S’e kanë përnime

Maqedoni3 minutes ago

Osmani shkon në Tirolin e Jugut: BDI kërkon model për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit

Maqedoni51 minutes ago

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

Lajme51 minutes ago

Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

Shqipëri58 minutes ago

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

Lajme1 hour ago

Çka presin kosovarët nga verdikti i Hagës për Thaçin, Selimin, Veselin e Krasniqin?

Maqedoni2 hours ago

“Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës” – Sela në Click Plus: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

Lajme3 hours ago

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

VLEN: Zgjidhet problemi i hapësirave në UNT, kampusi i ri prej 42 milionë eurosh sjell zgjidhjen përfundimtare

Kosovë3 hours ago

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve

Shqipëri3 hours ago

Nga alpet e Thethit, te lashtësia e Linit! Revista franceze jehonë Shqipërisë turistike: Ja 9 mrekullitë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

NA NDIQ NË FACEBOOK