Connect with us

Lajme

Protestat kundër planit të Ahtisaarit, Kurti: UNMIK-u shkrepi 232 plumba kur u vranë Arbeni e Moni

Publikuar

Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së tyre sot kanë bërë homazhe krerë institucionesh, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me të drejtë e kanë kritikuar Paketën e Ahtisaarit atë kohë.

“Dhjetëra mijëra qytetarë, e në ballë të tyre ishte baca Adem. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë. Ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme. Një javë para demonstratave tona, u patë publikuar pako e Ahtisarit. Kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë dëshmorë të rënë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës.

“Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte”.

“Sot është 16-vjetori i vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, nga policia rumune e UNMIK-ut. Arbeni e Moni ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës. Vitet nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit, idealizmit të virtytshëm dhe aktivizmit qytetar të pathyeshëm. As zemërimin e pafund për drejtësinë e munguar ndaj atyre që kryen aktin mizor dhe u arratisën nga vendi i krimit. Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte. Po. Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të demokracisë Arben Xheladini e Mon Balaj!”, ka shkruar Konjufca pas homazheve.

Ndërkaq, familjarët kërkuan drejtësi për vrasjen e tyre.

Shqipe Xheladini, motra e Arben Xheladinit kërkon drejtësi për vëllain, derisa thotë se edhe pas 16 viteve ajo ende mungon.

“Sot është 16-të vjetori i Arbenit, dhimbja është shumë e madhe dhe nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë ditë. Ne shpresojmë për drejtësi dhe mbas 16-të viteve shpresojmë që një ditë do të vjen”, u shpreh ajo.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut, 16 vite më parë.

Maqedoni1 hour ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri2 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme3 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni4 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni4 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri4 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme5 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme6 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni7 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota7 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme7 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni7 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK