Connect with us

Bota

Portierit i Malatyaspor në mesin e të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Publikuar

Eyup Ahmet Turkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor, një prej skuadrave të Ligës së Parë të Turqisë, humbi jetën në tërmetin e ndodhur në Kahramanmaras.

Ka qenë klubi që ka njoftuar vdekjen e tij, duke shprehur ngushëllimet.

“Ngushëllimet tona! Portieri ynë Ahmet Eyüp Türkaslan humbi jetën pasi u shtyp në tërmetin e ndodhur. Zoti e mëshiroftë, u preftë në paqe. Nuk do të harrojmë, si person i mirë që ishe”, ka shkruar faqja e klubit.

NA NDIQ NË FACEBOOK