Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Skenderaj me qëllim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit.
Kësisoj, policia ka identifikuar 8 persona, shtetas të Kosovës dhe të huaj që ushtronin këtë dukuri nëpër rrugë të Skënderaj.
Ndaj tyre është shqiptuar nga një fletëparaqitje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare”, thuhet në njoftim.





















