Connect with us

Kosovë

Përleshje mes nxënësve të një shkolle fillore në Gjakovë, 13-vjeçari dërgohet në spital

Publikuar

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundi në Gjakovë, ku disa nxënës të një shkolle fillore janë përfshirë në përleshje, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, ku pas një mosmarrëveshjeje dy nxënës janë rrahur mes vete dhe për pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Sinjali mëson se rasti u denoncua nga drejtoria në Polici, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratë për motivin e rrahjes.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se kjo dukuri është bërë mjaft shqetësuese edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në këto institucione arsimore.

NA NDIQ NË FACEBOOK