SKENA
Pas largimit të Efit, Dea Mishelit i rikthehet videoja kur tallej me fëmijët…

Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, nominoi mbrëmë Luizin, Efin dhe Kiarën, duke i ndarë kështu grupin që ishte formuar tashmë. Publiku zgjodhi që çiftin ta mbajë brenda shtëpisë së BBA dhe largoi Efin.
Kjo situatë përveç që tensionoi Luizin e Kiarën, nuk u prit mirë as nga fansat e tyre, të cilët përveç komenteve, ia rikthyen sërish një video ku ajo bullizonte me fëmijët jetim.
Video-ja ishte postuar në rrjetin social “TikTok”.
“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion”- kishte thënë ajo në video.






















