Bota
Pamje apokaliptike nga tërmeti shkatërrues në Turqi/ Ndahet qyteti në dysh, krijohet një çarje 200-vjeçare (FOTO)

Gjurmët e tërmetit në Turqi janë të dukshme dhe disi të frikshme. Në Hataj është raportuar se është krijuar një çarje gjigante me thellësi 30 metra dhe gjerësi rreth 200 metra.
Toka e hapur ka ndarë një fushë të mbjellë me ullinj në mes të fshatit Tepehan të rrethit Hatay. Banorët vendas kanë rrëfyer se tërmeti është ndjerë në të gjithë zonën dhe është shoqëruar edhe me zhurmë.
Vrima e krijuar ka trembur banorët të cilët përveç dëmit ekonomik ndihen të pasigurt. Sipas CNN Turk, banorë të tjerë thanë se gjatë tërmetit dëgjuan një shpërthim dhe panë një dritë jeshile në të njëjtën zonë.
“Ishte një shpërthim i madh, nuk e pashë, por dëgjova një zë. Kur shkova për të parë sot në mëngjes, fatkeqësisht pashë një rrënojë të tillë nga kjo anë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, tha Aziz. Gunduz, një nga banorët.























