Connect with us

Kosovë

Pagat në Ushtrinë e Kosovës, ministri Mehaj: Me sistemin e ri është ngushtuar hendeku ndërmjet gradave, ushtarët do të trajtohen denjësisht

Publikuar

Vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro, është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën. Ligji që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.

Më këtë ligj është rregulluar edhe pagesa në Ushtrinë e Kosovës.

Në një reagim të tij, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se ushtarët meritojnë respekt dhe barazi, andaj me sistemin e ri të pagave është ngushtuar hendeku ndërmjet gradave ashtu që edhe në fillet e shërbimit ndaj atdheut ushtarët e rinj të ndiejnë mbështetjen e qeverisë në rrugëtimin e tyre aspak të lehtë, përplot sfida e shumë fisnik.

“Ky është hapi konkret i një qeverie social-demokrate që mbështetë shtyllat e shtetit e të shoqërisë! Bashkë me zhvillimin ekonomik të vendit pandalshëm do të avancoj është ushtria, e bashkë me të do të rriten edhe pagat. Ushtarët që bartin uniformën e nderit do të trajtohen denjësisht!”, ka shkruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK