SKENA
Nuk ‘kursehet’ moderatori i BBV, i kthehet ndjekësit që i zbuloi “skemën” (Foto)

Kemi parë shpesh që debatet në “Big Brother Vip Kosova” nuk janë zhvilluar mes konkurrentëve, por janë përfshirë edhe opinionistët dhe madje edhe moderatorët.
Konkretisht moderatori Alaudin Hamiti, shpesh ka replikuar me tone të ashpra me banorët, duke marrë reagime të ndryshme në rrjet: disa e përgëzojnë për veprimin, ndërsa të tjerë e kritikojnë se nuk duhet të ndërhyjë në atë mënyrë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi dhe një ndjekës ka vendosur që t’ja thotë vetë Alaudinit mendimin e tij.
Në një bisedë virtuale në rrjetin social Instagram, dikush i ka “tërhequr vëmendje” për ndërhyrjet që bën.
“Alaudin a je moderator a je opinionist në “BBVK” se shpesh po luan rolin e opinionistit, mos i ndërprit të lutem”- shkruan ndjekësit.
Përgjigja e Alaudin Hamitit ishte në fakt një pyetje, ku nuk munguan notat e ironisë.
“Po ti a je producent i patentës televizive që po i “dinke” shumë mirë rregullat e “Big Brother?”– shkruan Alaudini.




















