Bota
Nuk ka paqe në Turqi, Elazig është tronditur nga 6 pasgoditje të fuqishme tërmeti në orët e para të mëngjesit

Pas tërmeteve me qendër në Kahramanmara?, pasgoditje të tjera me magnitudë 4-5 ballë janë përjetuar në 11 provinca.
Sipas të dhënave të AFAD, rrethi Palu i Elazigut është tronditur 6 herë deri në mëngjes. Më e forta nga këto pasgoditje u vlerësua si 4.7.
Lëkundje të forta ende ndihen herë pas here në rajon. Një tërmet me magnitudë 4.7 ka ndodhur në Palu në orën 03:37. Pak pas orës 03:39, i njëjti rreth është tronditur nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë.
Ndërkohë në orën 04.07 një tjetër tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në lagjen Palu të Elazig. Tërmeti i regjistruar në thellësinë 14.56 kilometra ka shkaktuar shqetësim në rajonet ku është ndjerë.
Menjëherë pas këtij tërmeti ka ndodhur një tjetër pasgoditje me magnitudë 3.7 ballë. Në të njëjtin rreth, në orën 05.29 ka rënë një tjetër me magnitudë 4.4 ballë.
Tjetra ishte me magnitudë 4.5 ballë, në orën 06.45. Fatmirësisht sipas informacioneve nuk raportohet për të lënduar apo objekte të shkatërruara.






















