SKENA
Nuk do ta besoni/ Zbulohet pasuria e Luiz Ejllit

Luiz Ejlli është ndër konkurrentët që këtë edicion të “Big Brother” ka fituar një popullaritet të gjerë.
Të shumtë janë fansat e tij, që e kanë mbështetur si në rrjetet sociale, ashtu edhe me prezencën e tyre jashtë shtëpisë. Historia e këngëtarit shkodran ka bërë për vete ndjekësit, duke e cilësuar si një djalë kurajoz dhe shumë të zgjuar.
Nga ana tjetër edhe vetë këngëtari ka folur për jetën e tij, që duhet thënë ka pasur shumë ulje-ngritje. Qysh në fillim të edicionit ai ka filluar që të paraqitet si një njeri i thjeshtë duke mos përmendur shkollimin e arritjet derisa është dashur që të tregoj për jetën e tij në një lojë që iu dha.
Ai i habiti të gjithë banorët kur u tregoi se është jurist se kishte punuar si noter dhe kishte zyrën e tij ku punoi për disa vite, madje ai ishte edhe diplomat në Francë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” si këngëtar.
Kjo ka bërë që nga publiku të admirohet kaq shumë si një njeri me shumë arritje në jetë, por që pëlqen të tregohet shumë i thjeshtë, madje në një bisede me Oltën ka thënë se nëse e fiton çmimin do blej një shtëpi se është me qira.
Por, një video që qarkullon në rrjetin social “Tik Tok”, thuhet që Luizi ka mjaft pasuri ku zotëron tri shtëpi, një në vendlindjen e tij në Shkodër, një në Francë ku ka jetuar për disa vite dhe një shtëpi në Tiranë aty ka ku jetuar kohëve të fundit.
Në fakt, duket se gjithçka është një sajesë që qarkullon. Kjo për faktin se në fakt këngëtari në Paris ka qëndruar me qira, duke qenë se nuk kishte një apartament të tijin.
Pas largimit nga Franca ai gjeti punë pranë OSHE-së, duke bërë që të qëndrojë me qira edhe në Tiranë. E vetmja banesë që ai ka është në Shkodër, dhe është pikërisht një pronë e përbashkët që e ka me familjarët e tij.






















