Ndryshe
Njihuni me qenin më të vjetër në botë, nuk do ta besoni sa vjeç është

Një qen nga Portugalia i quajtur Bobi është emëruar qeni më i vjetër në botë.
Ai është një qen i rracës Rafeiro do Alentejo dhe jeton në lagjen Leira të Portugalisë, dhe është 30 vjeç e 267 ditë. Rekordi i tij botëror u njoh më 1 shkurt.
Bobi në një fermë e drejtuar nga familja në fshatin Conqueiros.
Pavarësisht moshës së tij, qeni është qetë dhe i shoqërueshëm është ende i shëndetshëm për të luajtur me katër macet e familjes.
Familjarët besojnë se sekreti i jetëgjatësisë së tij është fakti se ai ka jetuar gjithmonë në fshat në një mjedis të qetë, i rrethuar nga natyra.
Bobi pëlqen të hajë dhe kryesisht ka të njëjtin ushqim si pronarët e tij.
Leonel Costa, pronari i Bobit, e përshkruan atë si “të veçantë”.





















