Connect with us

Bota

Një mrekulli ndodh në Turqi, pas tetë ditësh nën rrënoja, vëllezërit nxirren të gjallë

Publikuar

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Turqia, këta dy vëllezër 17 dhe 20 vjeç kanë mundur të nxirren nga rrënojat pas 198 orësh.

Muhammed Enes, 17 vjeç dhe vëllai i tij Abdulbaki, 20 vjeç, mundën të mbijetonin dhe të prisnin ndihmë nën rrënoja për plot 8 ditë.

Edhe pse shpresat për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënoja janë zbehur, ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar çdo zemra që rrahë nën rrënoja.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 7.8 ballë, me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti i Nurdagi dhe rreth 33 kilometra nga qyteti i Gaziantepit, ka goditur më 6 shkurt Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK