Connect with us

Kosovë

“Nëse ndahesh prej meje, të mbys”, burri në Mitrovicë kërcënon gruan me të cilën është në prag divorci

Publikuar

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Ka shumë raste kur ato përjetojnë presion e kërcënime pasi vendosin të shkurorëzohen. Një rast i tillë është raportuar të shtunën në Mitrovicë, ku një grua e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin B.I., të cilin e ka raportuar ish-gruaja e tij, që ka kërkuar ndihmë nga Policia për dhunën psikike që ka ushtruar ndaj saj, duke e kanosur.

Mesazhet kërcënuese që kishte pranuar nga i dyshuari, e shtynë viktimën që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka deponuar edhe dëshmi kundër ish-burrit të saj. Sipas informacioneve të para, motiv i rastit dyshohet të jetë vendimi për t’u ndarë, ku për pasojë i dyshuari e kishte paralajmëruar viktimën se “nëse ndahesh me mua, të mbys…”, thonë burimet.

Posa rasti është denoncuar, Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për dhunë në familje.

NA NDIQ NË FACEBOOK