Connect with us

SKENA

Nënë për herë të dytë, moderatorja ndan lajmin e ëmbël “live” nga “Big Brother

Published

on

Jonida Vokshi do të bëhet nënë për herë të dytë. Këtë lajm kaq të rëndësishëm moderatorja e ka konfirmuar vetë gjatë hapjes së prime-it të sotëm të “BBVK”.

“Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë lajm me ju. Këtë rrugëtim kaq të mbushur me emocione, e kam nisur vetë e dyta,”-u shpreh Jonida.

Moderatorja dhe aktori Besnik Krapi do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja kanë edhe një vajzë të qajtur, Emi.

Epo deri në momentin që të zbulojmë gjininë e fëmijës së Jonidës, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë një shtatzëni të mbarë.

“Big Brother Vip Kosova” ka nisur tashmë prej disa javësh, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Mes shumë angazhimeve, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilëve iu ka dhënë mundësinë t’i drejtojnë pyetje.

Sigurisht pjesa më e madhe e pyetjeve ishin në lidhje me programin “Big Brother Vip Kosova”, për të cilin kurioziteti nis që nga emri “nysa” që moderatorët kanë përgjedhur për të përshëndetur banorët.

“Çfarë kuptimi ka fjala nysa?”- e ka pyetur një ndjekës Jonidën, e cila sqaroi: “Atëherë, nys përveçse fajlë përkëdhelëse është syn (lexuar nga fundi në fillim) dhe në kosovë përdoret shumë syn (syri), Big Brother ju vëzhgon”.

NA NDIQ NË FACEBOOK